Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me Lutfi Hazirin dhe Avdullah Hotin, është takuar me zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së, Matthew Palmer dhe Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se i kanë shprehur qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, përcjell Bota sot.
Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik dhe nevojën që SHBA-ja të ketë rol të fuqishëm në dialog.
Postimi i tij i plotë:
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga nënkryetari z. Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë z. Avdullah Hoti është pritur nga zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, Matthew Palmer dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.
Kryetari Abdixhiku e falënderoi z. Palmer për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi se SHBA-ja është partneri më i fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit tonë.
Po ashtu, kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Palmer për qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
Ndërsa zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, z. Palmer e falënderoi kryetarin Abdixhiku për konstruktivitetin që LDK-ja ka treguar në formimin e institucioneve.
Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik dhe nevojën që SHBA-ja të ketë rol të fuqishëm në dialog.