Palmer e Lajçak iu shmangën medieve pas takimit me Kurtin

Aktuale

Palmer e Lajçak iu shmangën medieve pas takimit me Kurtin

Më: 31 maj 2021 Në ora: 13:16
Matthew Palmer, Miroslav Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme do të pret në takim Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, si dhe Emësirarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Në këto dy takime sipas burimeve, brenda kryeministrisë do jetë temë diskutimi dialogu dhe dokumentin i quajtur ‘non-paper’ i marrëveshjes finale me Serbinë.

Media ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziun në lidhje me temën që do të diskutohet në këtë takim dhe nëse do të dilet me një konferencë për media pas takimit.

Mirëpo i njëjti ka thënë shkurt që do të lëshojnë vetëm një komunikatë për media.

“Pas takimit do të ketë një komunikatë” – tha shkurt Kryeziu.

Kujtojmë se të dy diplomatët do të zhvillojnë takime edhe me Presidenten Osmani por edhe me disa nga partitë opozitare.

Hoxhaj tashmë është në takim me Palmerin, por e ka refuzuar një të tillë me Lajçakun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat