Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot pas mbledhjes së kryesisë ka refuzuar të deklarohet para mediave.
Para gazetarëve që po pritnin deklarimet për media para sallës ku mbahen mbledhjet e kryesisë, nuk u ndal Konjufca, por u.d e shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari.
Kusari është pyetur nga gazetarët pse Konjufca nuk del para gazetarëve.
E njëjta ka thënë se për këtë çështje duhet të përgjigjet vetë Konjufca.
“Në pyetjen e parë është vetë kryetari i Kuvendit që duhet të përgjigjet ai është edhe në seanca plenare”, tha Kusari.