Kusari-Lila kundër faljes së gjobave për bizneset gjatë pandemisë

Aktuale

Kusari-Lila kundër faljes së gjobave për bizneset gjatë pandemisë

Më: 31 maj 2021 Në ora: 13:39
Mimoza Kusari Lila

Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, në deklaratën pas mbledhjes së Kryesisë, tha se është kundër faljes së gjobave, çështje e cila do të diskutohet të premten në Kuvendin e Kosovës.

Ajo tha se një gjë e tillë është bërë normë me ligjin për Pandeminë, të cilin e ka mbështetur edhe vet inicuesi i kësaj kërkese, AAK-ja.

“Falja e gjobave qoftë për biznese dhe qytetarë është bërë në bazë të një ligji të miratuar në fund të vitit të kaluar që lidhet me menaxhimin e pandemisë, ligj ky i mbështetur nga partia e cila tash po e propozon faljen e gjobave. Konsiderojmë që nëse përcaktohet me një normë ligjore saksionimi përmes gjobave për rregullsi dhe ligjshmëri pastaj vendosja e faljeve së gjobave në interpelanca shkon jashtë normave të ligjshmërisë, ata të cilët kanë mbështetur dhe e kanë aplikuar gjitha normat e parapara me ligj në një farë formë po bien dy herë viktimë se ata që e kanë shkel ligjin dhe janë gjobitur po falen përmes interpelancave”, tha ajo.

Ndërkohë, Kusari-Lila konfirmoi se gjatë kësaj jave, Kuvendi do të mbajë dy seanca. Të enjten diskutohet për arsimin ndërkaq të premten për faljen e gjobave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat