Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka ‘goditur’ fort Veton Surroin.
Përmes një postimi në facebook, Behramaj thotë se, Surroi ka bërë propagandë me para të mbetura prej ish-Jugosllavisë kundër Hashim Thaçit.
Ndërsa tash, sipas tij, po vazhdon të bëjë propagandë kundër tij me para të tatimpaguasve norvegjezë.
Postimi i plotë:
Si trashëgimtar i denjë i Rexhai Surroit, meqë Spanja është ende me sistemin monarkik, Vetoi Surroi është tepër i përshtatshëm për shef të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Spanjë.
Deri vonë Surroi ka bërë propagandë kundër Hashim Thaçit me para të vetat dhe me ato që i kishin mbetur prej ish-Jugosllavisë. Ndërsa, tash po vazhdon të bëjë propagandë kundër tij, por me para të tatimpaguesve norvegjezë, shteti i të cilëve vlerësohet për neutralitetin në politikën ndërkombëtare!