Kuvendi seancë të premten, ministri Murati në interpelancë për faljen e gjobave

Aktuale

Kuvendi seancë të premten, ministri Murati në interpelancë për faljen e gjobave

Më: 31 maj 2021 Në ora: 16:40
Kuvendi i Kosovës

Te premten në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë ku do të diskutohet për faljen e gjobave të bizneseve të prekura nga situata me COVID-19.

Në njoftimin e zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës, bëhet e ditur se lidhur me këtë çështje, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të paraqitet në interpelancë.

“Pikë e fundit e rendit të ditës së kësaj seance, e cila pritet të zhvillohet të premten prej ores 10:00, do të jetë interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati.

Për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19””, bëhet e ditur në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat