Përfundon takimi mes Kurtit, Palmer dhe Lajçak, “zbulohen” detajet se çfarë është biseduar

Aktuale

Përfundon takimi mes Kurtit, Palmer dhe Lajçak, “zbulohen” detajet se çfarë është biseduar

Më: 31 maj 2021 Në ora: 16:55
Foto gjatë takimit

(E plotësuar 18:55) - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në zyrën e tij Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák dhe Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherit i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Kryeministri Kurti e vlerësoi të rëndësishëm takimin dhe kohën kur po ndodh ai: në prag të takimit në Bruksel, i paralajmëruar për në mesin e qershorit, pas takimeve me liderët e opozitës dhe para diskutimit në Kuvend për procesin e kaluar të dialogut, marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe nivelin e zbatueshmërisë së tyre.

Image

Ai tha se bashkëpunimi dhe koordinimi në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e ri të dialogut është i mirëseardhur sepse është i domosdoshëm.

Ndërsa për dialogun tha se duhet të jetë i drejtë, parimor dhe në shërbim të popujve dhe paqes e sigurisë së gjithmbarshme.

Image

​Palmer dhe Lajçak takohen me kryeministrin Kurti

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Mathew Palmer së bashku me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak i kanë shkuar për takim kryeministrit të Kosovës, Abin Kurti.

Palmer i cili është edhe emisar i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, gjatë ditës priti në takime të ndara edhe dy liderët e partive opozitare, kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj dhe liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ata do të qëndojnë në Kosovë për vizitë dy ditore.

Derisa, nesër së bashku me Lajçak do të mbajnë konferencë për medie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat