​Osmani-Soderberg diskutojnë për fuqizimin e grave në jetën politike

Aktuale

​Osmani-Soderberg diskutojnë për fuqizimin e grave në jetën politike

Më: 31 maj 2021 Në ora: 19:24
Foto nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim drejtoreshën e NDI-së në Kosovë, ambasadoren Nancy Soderberg, me të cilën ka biseduar për bashkëpunim në drejtim të fuqizimit të grave dhe vajzave për të siguruar pjesëmarrje më të lartë të tyre në jetën politike.

Osmani ka çmuar kontributin e NDI-së në Kosovë, sidomos në fushën e promovimit të një qeverisjeje të hapur, në instalimin e një kulture të re të politikë-bërjes te partitë politike, si dhe në avancimin e pozicionimit të gruas në qeverisje.

Ndërsa, ambasadorja Soderberg ka theksuar përkushtimin nga ana e NDI-së për avancimin e këtij bashkëpunimi.

Në takim u bisedua edhe mbi mundësitë për aktivizimin e të rinjve në tregun e punës, duke iu afruar atyre hapësirën e duhur për pjesëmarrje aktive në jetën politike në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat