Nesër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë Komunën e Prizrenit.
Arsyeja e kësaj vizite është përurimi i çerdhes së parë publike në Prizren, ku do të priten nga kryetari Mytaher Haskuka.
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se aktiviteti do të mbahet në ora 11:00, në lagjen “11 Marsi”.
Njoftimi i plotë:
Nesër, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të vizitojnë komunën e Prizrenit, me ç’rast së bashku me kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka do të bëjnë përurimin e çerdhes së parë publike në Prizren.
Aktiviteti do të mbahet në ora 11:00, në lagjen “11 Marsi”.
Më pas vizita do të vazhdojë me aktivitetet sipas agjendës së mëposhtme:
12:00 – Vizitë në Parkun e Biznesit në Prizren
12:30 – Vizitë në fshatin Kabash
Për shkak të distancës nga qyteti, për dy aktivitetet e fundit do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet nga çerdhja në lagjen “11 Marsi”, pas përfundimit të ceremonisë së përurimit.