Kimete Berisha ‘sulmon’ ashpër Arben Vitinë: Po sillet si superfuqi botërore, sikur...

Aktuale

Kimete Berisha ‘sulmon’ ashpër Arben Vitinë: Po sillet si superfuqi botërore, sikur...

Nga: P.R Më: 31 maj 2021 Në ora: 20:43
Kimete Berisha dhe Arben Vitia

Edhe pse ishte njëra ndër përkrahëset e Qeverisë Kurti, opinionistja Kimete Berisha, së fundi ka filluar me kritika të ashpra për kryeministrin Kurti dhe ministrat e tij.

Në postimin e saj të fundit, Berisha ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Ministri i Shëndetësisë po sillet si superfuqi botërore, sikur Kosova e ka vaksinuar krejt popullin dhe e para në botë i ka vënë kapak pandemisë! Po e rrezikon shëndetin publik duke 'dhuruar' liri të rreme! Ky mendon se duke 'i çliruar' shqiptarët (nga maskat), i bën për vete!”, shkruan Kimete Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Simpatik nuk bëhesh më!

Nuk i thuhet shqiptarit 'hiqe maskën'.

Edhe kur e urdhëron 'mos e hiq maskën', s'të bën hesap për njeri, e lëre më kur e sheh n'tana anët sallaadi.

Arben Vitia po e shfrytëzon politikisht pandeminë.

E ka lajthitur popullin me mesazhe dhe me vendime dykuptimëshe.

Shqiptarët po kujtojnë që u kry pandemia.

Sot na u afrua në rrugë një grua e moshuar dhe na mori myzhde me eufori të madhe, na tha 'Hiqni maskat, se u kry' pandemia!

Na trembi.

Pasi nuk iu përgjigjëm, na i lëshoi do kungja, por nejse!

Radio KFOR-i kurrë pa pushuar ta rikujton bartjen e maskës dhe distancën,

kurrë pa pushuar të tregon se ende duhet të jemi të kujdesshëm,

e jashtë radio KFOR-it të pret 'çmendina' e frikshme e Arben Vitisë dhe dalldia e një shoqërie të qejfit!

Ministri i Shëndetësisë po sillet si superfuqi botërore, sikur Kosova e ka vaksinuar krejt popullin dhe e para në botë i ka vënë kapak pandemisë!

Po e rrezikon shëndetin publik duke 'dhuruar' liri të rreme!

Ky mendon se duke 'i çliruar' shqiptarët (nga maskat), i bën për vete!

Ju e dini shumë mirë a kemi ne vetëdije kolektive a jo!

Prandaj, të sillesh sikur s'ka pandemi, për t'u bërë simpatik, kushton shtrejtë, plus më nuk bëhesh simpatik, ta garantoj!

P.S. Gjobat e pandemisë nuk bën të falen!

Kushdo që mundohet të përfitojë politikisht nga pandemia, e ka hëngër!

Duhet të hiqet kultura e pandëshkueshmërisë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat