Ish diplomati nga Kosova Sabri Kiçmari përmes një postimi në facebok ka publikuar një foto teksa shihet një djalosh i ri shqiptar i arrestuar nga policia dhe UDB-ja.
Në foton që ka publikuar Kiçmari ka të bashkangjitur një shkrim që lartëson qëndrimin e guximin e djaloshit që ka shkruar “Kosova Republikë” dhe “Liron shokët”, përcjell “Bota sot”.
UDB-ashit në këtë foto nuk i dallohet fytyra ndërsa policia shihet i tmerruar ndërsa djaloshi shihet që nuk i bënë përshtypje momenti që po ndodhë pasi ai sheh të ardhmen dhe punon për të ardhmen, shkruan Kiçmar.
Djaloshi në foto është bërë një nga komandatët më të çmuar e UÇK-së, i quajtur Xhemajl Fetahaj.
Postimi i plotë
Te nderuar miq,
Shihni me vëmendje këtë fotografi. Është e vitit 1984. Një djalë i ri duke u arrestuar. Ka shkruar parullat: “Kosova Republikë” dhe “Lironi shokët!” Në anën e djathtë të tij qëndron UDB-ashi, kurse në anën e majtë polici, të cilët e kanë zënë me forcë për krahu. Janë dy botë të ndryshme: bota e padrejtësisë dhe bota e lirisë, bota e së shkuarës dhe ajo e së ardhmes, bota e Jugosllavisë Socialiste e Federative dhe bota e Republikës së Kosovës. UDB-ashit nuk i duket fytyra, kurse polici është i tmerruar, sikur e ndjen fundin e botës së tij. E djaloshi i ri, që i rrinë aq bukur mustaqet djaloshare, qëndron krenar, shikon i sigurt në horizont, duket se nuk i bën fare përshtypje ajo që ndodh me të për momentin. Ai sheh përtej asaj që ndodh me të. Ai sheh në të ardhmen. Ai punon për të ardhmen. Ky djalë i ri, vite më vonë do të bëhej një nga komandantët më të çmuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot është heroi ynë i kombit Xhemajl Fetahaj! Nderim në 21 Vjetorin e rënies për liri!