Tomë Gashi: Edhe unë nëse kandidoj për kryetar të Prishtinës me VV-në, i fitoj zgjedhjet me duar në xhepa

Aktuale

Tomë Gashi: Edhe unë nëse kandidoj për kryetar të Prishtinës me VV-në, i fitoj zgjedhjet me duar në xhepa

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 00:16
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi a thënë se po të kandidonte për kryetar të Komunës së Prishtinës me Lëvizjen Vetëvendosje, do t’i fitonte zgjedhjet siç thoshte dikur Isa Mustafa “me duar në xhepa”.

Gashi tha se s’do që të kandidojë për kryetar të komunës, por sipas tij, po të kandidonte do t’i fitonte zgjedhjet.

 “… se s’po du me kandidu për Prishtinë, por po ta garantoj se edhe me kandidu, unë fitoj. Definitivisht po”, është shprehur Gashi.

“Unë vetë, i mirë i keq, me kandidu për kryetar komune në Prishtinë, nëse e kam dhe besoj që po, përkrahjen e Vetëvendosjes, i fitoj zgjedhjet bash siç thoshte Isa Mustafa ‘me duar në xhepa’”, ka thënë Gashi.

Tutje, Gashi u shpreh i bindur se kushdo që kandidon për kryetar komune nga Vetëvendosje, i fiton zgjedhjen.

“Kushdo që kandidon prej VV’së në Prishtinë, i fiton zgjedhjet”, shtoi Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat