(E plotësuar 11:36) - Zëvendësndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer, është takuar me dyer të mbyllura me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kjo është dita e dytë e vizitës së tij në Kosovë. Palmer në konferencën për medie që ka mbajtur në Prishtinë së bashku me Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të formohet ashtu si merren vesh palët në dialog.
Ai tha se shteti i tij e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi. Ndonëse tha se nuk janë palë në dialog, por vetëm partner që synim kanë avancimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.
Palmer sot takohet me Haradinajn
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer, sot pas konferencës për media, do të zhvillojë një takim me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Takimi pritet të mbahet në ora 11:15.
Kjo u bë e ditur nga Zyra për Informim e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kujtojmë se, për vizitë në Kosovë po qëndron edhe Joseph Borrell.