Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer, një një konferencë të mbajtur për media ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Palmer tha se palët duhet ti lënë anash ngjarjet e së kaluarës dhe Bashkimi Evropian duhet t’i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë.
“SHBA-ja fuqishem e mbështet dialogun në mes të Serbisë dhe Kosovës. Qëllimi është normalizimi i raporteve. Vendet duhet ti lëjnë anash ngjarjet e së kaluarës dhe BE t’i hap rrugën anëtarësimit si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë në Bashkimin Evropian”.
Ai theksoi se SHBA ndonëse nuk është palë në dialog, është e përfshirë në mënyrë aktive në normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi.
“SHBA nuk është palë në procesin e dialogut, por ne jemi partnerë. Jemi të përfshirë në mënyrë aktive edhe me Beogradin dhe Prishitnën. Jemi duke punuar me Miro Lajçakun dhe ekipin e tij në mbështetje të normalizimit të raporteve”.
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shtoi se qëllimi kryesor i SHBA-ve është që të avancohet integrimi evropian dhe euro-atlantik i Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo është një pjesë më e gjerë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që të mbështesim dhe avancojmë integrimin evropian dhe euro-atlantik të tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor që ka qenë një qëllim afatgjatë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.