Skender Hyseni i reagon kryeministrit për deklaratën rreth Asociacionit

Aktuale

Skender Hyseni i reagon kryeministrit për deklaratën rreth Asociacionit

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 16:37
Skender Hyseni

Ish koordinatori për dialog me Serbinë, Skender Hyseni, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti, i cili ka thënë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik.

Hyseni përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se kreu i ekzekutivit e dinë që as asociacioni i ratifikuar në kuvendin e Kosovës nuk do te ishte një-etnik, por multi-etnik, me shumicë serbe.

Postimi i plotë i Hysenit:

Një tjetër “lojë me fjalë” e Albin Kurtit

Siq raportohet në media, KM i Kosovës paska deklaruar sot: “Në Kosovë nuk mund të kemi Asociacion njëetnik, të mos krijojmë krahina që ndajnë qytetarët”.

Është vetëm lojë fjalësh apo dicka më shumë. Kjo mbetet të shihet! Sepse, ai e di që as asociacioni i ratifikuar në kuvendin e Kosovës nuk do te ishte një-etnik, por multi-etnik, me shumicë serbe.

Shtohet pyetja, mos ndoshta Albin Kurti syon të krijojë, në Kosovë, komuna të reja, me shumicë boshnjake, turke, rome, ashkalinje apo egjiptiane???!!!…. dhe ato t’ia bashkangjes asociacionit të komunave me shumicë serbe, që këtë asociacion ta bëj pak ma multietnik, e që do të përbënte ndarje klasike të Kosovës përgjat linjave etnike!!! Lojë e rrezikshme, madje edhe nëse mbetet vetëm me fjalë.

Serbia në dialog me Kosovën, historikisht (Rambuje, Vjenë), madje edhe në Bruksel ka pretenduar se është ‘mbroijtëse’ e të gjitha grupeve etnike jo-shqiptare në Kosovë.

Sipas kësaj ‘filozofie’ të Kurtit, edhe Kosova është një-etnike sepse është 90% shqiptare!!!

Jo, Kosova është shtet multi-etnik dhe multi-konfesional.

Ndonëse, vështire e besueshme, shpresoj që Kurti të ket patur guximin që Lajçakut dhe Palmerit, në takim, e pakta t’u ket thënë që asnjë asociacion me kompetenca ekzekutive e legjislative nuk mund të pranohet, sepse do të krijonte një rrafsh të ndërmjemë të pushtetit në Kosovë.

Këte të paktën, në vend të lojës së rrezikshme me fjalë!

Skender Hyseni

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat