Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ashtu edhe siç janë zotuar para se të vijnë në pushtet, adresimi i krimeve të luftës është prioriteti kryesor i Qeverisë Kurti II.
Madje, ajo tregon se departamentit për krime lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale, pas rishikimit të buxhetit për këtë vit do t’i shtohen edhe 4 prokurorë special, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe dy përkthyes.
Ja shkrimi i saj:
Ashtu siç jemi zotuar, adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë tonë.
Departamentit për krime lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale, pas rishikimit të buxhetit për këtë vit do t'i shtohen edhe 4 prokurorë special, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe dy përkthyes.
Këto mjete do të barten nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë në Këshillin Prokurorial të Kosovës.
#shtetiisëdrejtës