Hyseni i reagoi ashpër Kurtit, vjen kundërpërgjigjja nga ish-këshilltari i kryeministrit: Ja kush ia fali 8200 hektarë Malit të Zi

Aktuale

Hyseni i reagoi ashpër Kurtit, vjen kundërpërgjigjja nga ish-këshilltari i kryeministrit: Ja kush ia fali 8200 hektarë Malit të Zi

Nga: N. H Më: 1 qershor 2021 Në ora: 17:27
Albin Kurti dhe Skender Hyseni

Anëtari i LDK-së, Skënder Hyseni ka reaguar pas deklaratës së sotme të kryeministrit Albin Kurti se në Kosovë nuk mund të ketë Asociacioni një etnik.

Ish-koordinatori Nacional për Dialogun ka thënë se kryeministri Kurti e di se Asociacioni i ratifikuar në Kuvend nuk do të ishte një etnik por multi etnik me shumicë serbe. Ai gjithashtu ka shkruar se shpreson që Kurti të ketë pasur guximin që Lajçakut dhe Palmerit t’ia ketë thënë në takim që asnjë asociacion me kompetenca ekzekutive nuk mund të pranohet.

Në lidhje me këtë, ka reaguar ashpër Driton Tali, ish-këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti, shkruan “Bota sot”.

Tali përmes një shkrimi të shkurtër, ka akuzuar Hysenin se ishte pikërisht ai që i fali Malit të Zi 8200 hektarë vite më parë.

“Mos vet kush na ka sundu k'to 20 vitet e pas luftës”, ka shkruar Tali si reagim ndaj deklaratës së Hysenit të LDK-së.

Ja shkrimi i tij:

Ça mi thonë kësaj krijese?!!!

Këtij që ia fali Malit Zi mbi 8200 hektarë!

Mos vet kush na ka sundu këto 20 vitet e pas luftës!!!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat