Gazetari Xhevdet Pozhari ka reaguar pas komenteve për afërsinë e tij me Lëvvizjen Vetëvendosje dhe qëndrimet pro Qeverisë Kurti.
Pozhari e cilësoi idiotësi mendimin se ai është i ‘privilegjuar’, ndërsa, Shpend Ahmeti dhe Visar Ymeri janë të ‘diskriminuar’.
Ai, madje u shpreh se nuk i ka mbetur zgjidhj tjetër vetëm të anëtarësohet në LDK.
“Edhe vetë po habitem çfarë durimi të hekurt kam me dëgju në qetësi kësi idiotësi. Me të shku me tu anëtarësu në LDK, se smë ka mbet tjetër...”, shkroi Pozhari në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Unë i 'privilegjuar' që kam punuar 1 vit për pagë 360 euro, Shpend Ahmeti i 'diskriminuar' që ka menaxhuar buxhet vjetor 55 milionë euro, 8 vite me radhë.
Unë i 'privilegjuar' që kam punuar në ministri të shëndetësisë 1 muaj e gjysmë, Visar Ymeri i 'diskriminuar' që e kanë bë kryetar të partisë.
Të dy tezakët aq të suksesshëm sa kur dolën prej VV-së, nuk arritën të bëhen as deputetë.
Luje macë kryet e buallit! Edhe vetë po habitem çfarë durimi të hekurt kam me dëgju në qetësi kësi idiotësi. Me të shku me tu anëtarësu në LDK, se smë ka mbet tjetër...