Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta, ka thënë se me kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, më në fund kryeqytetit po i ofrohet një kandidat me një vizion, kreativitet dhe përvojë.
Madje, Meta thotë se edhe pse Rama vije me propozim të LDK-së, ai, me të drejtë, po përjetohet si një kandidat përtej kornizave partiake.
Ja shkrimi i tij:
Shumicës dërmuese të qytetarëve të Kosovës dhe atyre Kryeqytetit tonë, Prishtinës, ma n’fund u ofrohet një Kandidat që ka jo vetëm vizion, kreativitet dhe përvojë - por ka edhe referenca të jashtëzakonshme ndërkombëtare, si dhe vullnetin që ti jetësojë ato, në qyetetin e lindjes...!
Përparim Rama, edhe pse vie me propozim të LDK, ai, me të drejtë, po përjetohet si një Kandidat përtej kornizave partiake.
Dhe vërtet kjo i duhet Prishtinës:
- Një Kryetar - që s’vie n’krye të Kryeqytetit që pastaj 8 vite të mësojë zanat pa asnjë sukses - por një Kryetar që ofron zgjidhje “à la carte”, për problemet e shumta të Kryeqytetit!