Përparim Rama: Nuk jam anëtarësuar në LDK

Aktuale

Përparim Rama: Nuk jam anëtarësuar në LDK

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 21:28
Përparim Rama

Përparim Rama, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti, ka thënë se ai ndonëse garon nga LDK nuk është anëtarësuar në këtë parti.

“Nuk jam anëtarësuar në LDK. Jam apartiak. Besoj fuqishëm në Lumir Abdixhiku, e shoh si njeri vizionar, njeri me ide përparimtare. Interesi i tij shihet. Veç fakti që më ka ftu mua që jam apartiak tregon se ai mundohet për të mirën e Prishtinës dhe Kosovës”, tha ai.

Rama tregon se si e more ftesën për të garuar për LDK-në në Prishtinë.

“Para një muaji më erdhi ftesa, në fillim nuk e mora seriozisht. Se nuk kam menduar t’I hyjë kësaj çështjeje. Si shenjë respekti ndaj Lumirit vendosa që të vijë. Jemi dakorduar që do ta kem përpkrahjen e plotë të të gjitha struikturave të LDK dhe besoj edhe në përkrahjen e qytetarëve”, shtoi Rama në Rubikon

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat