“Kurti luftëtar i UÇK-së”/ Ja çka thotë Rron Gjinovci

Aktuale

“Kurti luftëtar i UÇK-së”/ Ja çka thotë Rron Gjinovci

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 21:27
Rron Gjinovci

Analisti Rron Gjinovci në emisionin Pressing ka dhënë koment dhe opinionin e tij lidhur me temën e fundit “se a ishte Kurti luftëtar i UÇK’së”, kjo për shkak se Rrustem Mustafa – Remi, tha se e Kurtin e kishte bashkëluftëtar.

E Gjinovci tha se ajo cka kanë bërë Demaci e Kurti në qendër të Prishtinës ishte më e vështirë sesa ajo çka kanë bërë plot të tjerë larg kërcënimit fizik.

“Ajo çka ka thënë Remi është shumë e logjikshme. Për mua dhe për plot njerëz në Kosovë është shumë ma e vështirë me bo çka kanë bë Adem Demaçi e Albin Kurti në qendër të Prishtinës, sesa çka kanë bë plot njerëz të tjerë që kanë qenë megjithatë larg prej kërcënimit fizik. Këta kanë qëndruar në Prishtinë, në zyrën e UÇK’së në mënyrë publike, kanë mbajtur konferenca shtypi aty në emër të UÇK’së”, është shprehur Gjinovci.

Tutje, Gjinovci tha se ushtar është çdokush që kontribuon, e jo vec ai që e ka pushkën dhe helmetën.

“Këta kanë qenë gjithë kohës të rrethuar me policët serbë, guximi i tyre është i jashtëzakonshëm”.

“Nëse ju po mendoni se ushtar është vetëm ai që e mban pushkën dhe helmetën dhe gjuan ndonjëherë me pushkë, nuk është ushtar. Ushtar është çdokush që kontribuon”, shtoi Gjinovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat