Serwer: Jam skeptik se do të ndodhë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Serwer: Jam skeptik se do të ndodhë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 22:11
Daniel Serwer

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer ka deklaruar në Prishtinë se rruga më e mirë në fund të dialogut do të ishte njohja e Kosovës nga Serbia.

“Sa i përket qëllimit përfundimtar ne vazhdojmë të besojmë se është njohja e ndërsjellë ajo që do ta lë pas këtë çështje dhe do të hapë rrugën drejt Evropës”, ka deklaruar Palmer.

Por, kjo nuk u dëgjua nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak i cili tha se qëllimi i dialogut është normalizimi i raporteve mes palëve.

“Ky vit ka potencial të jetë vit i mirë në mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ka një rritje të interesimit për rajonin në mesin e udhëheqjes së BE-së dhe shteteve anëtare. Do të ketë samit të BE-së në tetor dhe këto platforma janë mundësi e mirë që të ecet përpara për Ballkanin, përfshirë Kosovën”, kishte deklaruar Lajçak.

Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer thotë se pavarësisht që Administrata Biden e ka marrë më seriozisht punën e dialogut, nuk pret njohje në një të ardhme të afërt.

“Nuk mendoj se mund të arrihet shumë përtej një marrëveshjeje për t’u takuar në qershor”, tha ai.

Takimi mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, pritet të mbahet gjatë qershorit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat