Zyrtari i LDK-së dhe ish-deputeti nga radhët e kësaj partie, Lutfi Zharku, ka thumbuar kandidatin e LDK-së për Prishtinën, Përparim Ramën.
Ky i fundit, në Rubikon ka thënë se garës do t’i hyjë si apartiak, ani pse nën emblemën e LDK-së.
Zharku ndërkaq, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se ai është partiak, ai është LDK.
Më poshtë edhe postimi i plotë.