Reagon kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës: Jam pjesë e LDK-së, do të jem kryetar i të gjithëve

Aktuale

Reagon kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës: Jam pjesë e LDK-së, do të jem kryetar i të gjithëve

Nga: N. H Më: 1 qershor 2021 Në ora: 23:22
Përparim Rama

Një deklaratë e kandidatit të LDK-së, Përparim Rama, nxiti reagime të shumta nga zyrtarë të këtij subjekti.

Ai në një intervistë tha se garës do t’i hyjë si apartiak, ani pse nën emblemën e LDK-së.

E, në këto momente përsëri ka reaguar Rama, duke sqaruar këtë deklaratë.

Ai thekson se është pjesë e LDK-së në këtë garë, dhe se garon së bashku me listën e asamblistëve të LDK-së, por se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Prishtinës.

Ja shkrimi i tij:

Unë jam kandidat i LDK-së. Jam pjesë e LDK-së në këtë garë. Garoj bashkë me listën e asamblistëve të LDK-së; shtëpisë politike të Republikës së Kosovës.

Do të jem Kryetar i të gjithë qytetarëve të Prishtinës pa anime politike por me vizion të fortë e të qartë për Kryeqytetin, qytetin e të gjithëve.

#PR4PR

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat