Nga kush po sulmohet Donika Gërvalla? Vjen reagimi i ashpër nga ministrja: Ky është skenari duke keqpërdorur UÇK-në

Aktuale

Nga kush po sulmohet Donika Gërvalla? Vjen reagimi i ashpër nga ministrja: Ky është skenari duke keqpërdorur UÇK-në

Nga: N. H Më: 1 qershor 2021 Në ora: 23:35
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar lidhur me një lajm se kinse kjo e fundit ka thënë se “pas luftës, ushtarët e UÇK-së vranë serbë, romë dhe ish-rivalë të tyre”.

Gërvalla sqaron se citati për UÇK-në, i marrë nga gazeta zvicerane NZZ ka vetëm një autor dhe ai quhet Andreas Reich, gazetar i kësaj gazete, dhe se citati shpreh opinionin e gazetarit dhe jo të saj.

Ajo gjithë këtë e quan si një fushatë, që për qëllim ka për të sulmuar dinjitetin dhe përkushtimin e saj për vendin duke keqpërdorur UÇK-në.

“Në Kosovë gjithkush e din se kush e ka mbrojtur në të kaluarën dhe e mbron edhe sot UÇK-në, luftën çlirimtare dhe sakrificën e shqiptarëve jo vetëm gjatë dekadave të fundit. Nuk e pres, por do të ishte korrekt një korrigjim i lajmit dhe një kërkimfalje nga ato media që e kanë botuar”, shkruan ajo.

Ja reagimi i plotë:

Sqarim:

Citati i mëposhtëm për UÇK-në, i marrë nga gazeta zvicerane NZZ ka vetëm një autor dhe ai quhet Andreas Reich, gazetar i kësaj gazete. Pra citați shpreh opinionin e gazetarit dhe jo timin. Një keqinformim i tillë mund të ishte evituar po të ishte lexuar dhe kuptuar mirë teksti dhe gjermanishtja, para se të citohet dhe botohet në forma të tilla.

Veçse një përsëritje e lodhtë e fushatës së përsëritur kundër nesh. Këmbëngulja e disave për të sulmuar dinjitetin dhe përkushtimin tonë për vendin nuk mund të funksionojë duke keqpërdorur UÇK-në. Në Kosovë gjithkush e din se kush e ka mbrojtur në të kaluarën dhe e mbron edhe sot UÇK-në, luftën çlirimtare dhe sakrificën e shqiptarëve jo vetëm gjatë dekadave të fundit.

Nuk e pres, por do të ishte korrekt një korrigjim i lajmit dhe një kërkimfalje nga ato media që e kanë botuar.

Natën e mirë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat