Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Kreu i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë (SPAK), Arben Kraja, do të nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, terrorizmit dhe veprave tjera penale.
Ceremonia e nënshkrimit të këtij memorandumi do të mbahet sot në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së.
Duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Ngjarja do të mbahet në ora 10:30.