Gazetarja, Elida Buçpapaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një thirrje publike për presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan “Bota sot”.
Buçpapaj ka kërkuar nga kreu i shtetit shqiptar që t’i heqë shtetësinë shqiptare, gazetarit e ish-këshilltarit të Edi Ramës, Baton Haxhiut.
Madje, gazetarja e njohur Haxhiun e ka quajtur si kryehorrë, i cili, sipas saj, po ushtron dhunë psikologjike kundër opinionit publik.
Ja shkrimi i saj në Facebook:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/02/auto_Capture-151622616303.jpg)
Presidenti Ilir Meta t’ia heqë shtetësinë shqiptare këtij horrit të horrave me emrin e paemër Baton Haxhiu!
Ky kryehorri ushtron dhunë psikologjike kundër opinionit publik!