Nga SHBA vjen mbështetja e fuqishme për Gërvallën: Hape gojën, marrëzi... As Donika, as Albini nuk e votuan Specialen

Aktuale

Nga SHBA vjen mbështetja e fuqishme për Gërvallën: Hape gojën, marrëzi... As Donika, as Albini nuk e votuan Specialen

Nga: N. H Më: 2 qershor 2021 Në ora: 09:25
Donika Gërvalla

Analisti nga Amerika, Ramazan Bekteshi, i ka dal në krah kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvallës pas intervistës që ajo ka dhënë për një medium zviceran.

Donika Gërvalla, në një sqarim mbrëmë ka thënë se fjalët në artikullin e mediumit zviceran, ku thuhet se ajo “kërkon që shumë vrasje të pasluftës në vend të zgjidhen. Pas tërheqjes së trupave serbe, ato u kryen kryesisht nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, UÇK” , janë fjalët e gazetarit të NZZ, Andreas Reich dhe se nuk është deklaratë e saja.

E, analisti që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se këto janë vetëm ‘sulme’ të lodhta e patetike që kanë për qëllim shtrembërimin e së vërtetës.

“As Donika, as Albini s’e votuan Specialen. Atë e votuan ata që mendonin se janë të gjithëfuqishëm. Ata që qu ua premtuan imunitetin dhe paprekshmërinë i mashtruan fort, dhe tani kanë mbet pa pushtet, pa liri, dhe me faqe të zeze”, ka shkruar ai.

Ja shkrimi i tij:

Image
Kurti dhe Bekteshi

Të lodhta e patetike janë tentimet për shtrembërim të së vërtetës. Sovrani e di qëllimin meskin, sepse ato janë klithma dëshpëruese për pushtetin e humbur, për privilegjet që u mungojnë.

As Donika, as Albini s’e votuan Specialen. Atë e votuan ata që mendonin se jane të gjithëfuqishëm. Ata që qu ua premtuan imunitetin dhe paprekshmërinë i mashtruan fort, dhe tani kanë mbet pa pushtet, pa liri, dhe me faqe të zeze.

Me dije apo pa të, disa i janë bashkuar korit të atyre që Kosovës ia vranë trurin dhe të pamposhturit, derisa Donikes t’atin. Hape gojën, marrëzi...!

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat