LDK konfirmon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

Aktuale

LDK konfirmon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 11:17
Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve lokale.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi.

“Po do të marrim pjesë në takim. Takimi do të mbahet në orën 16:15”, ka thënë Halimi.

Dje media kishte raportuar në lidhje me ftesën e Osmanin për konsultë me subjektet politike rreth dakordimit për datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

“Takimet e presidentes me përfaqësuesit e partive politike do të filojnë nesër dhe këto takime do të jenë ndaras me secilën veç e veç”, tha dje ky burim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat