Abdixhiku: Nuk do ta imitojmë Vetëvendosjen, Qeveria Kurti me startin më të dobët që ka pasur vendi ndonjëherë

Aktuale

Abdixhiku: Nuk do ta imitojmë Vetëvendosjen, Qeveria Kurti me startin më të dobët që ka pasur vendi ndonjëherë

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 11:41
Abdixhiku dhe Kurti

(E plotësuar 11:57) - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në tryezën e organizuar nga Lëvizja FOL ka adresuar kritika për qeverinë Kurti, që sipas tij e kanë nisur dobët punën më ekzekutiv.

“Kjo qeveri fatkeqësisht për Kosovën ka treguar se e ka startin më të dobët. Nga pjesëmarrja në zgjedhjet në Shqipëri, e deri të mesazhet që po i dërgojnë jashtë. Ka një arrogancë të pashpjegueshme që natyrisht do t’i kthehet boomerang në kohë”, ka thënë ai.

Abdixhiku në debatin “Fol hapur” tha edhe se i gjithë kabineti i Kurtit është i dobët dhe se kanë mungesë serioze të përfaqësimit të ideve në publik.

“I gjithë kabineti qeveritar është i dobët. Një pjesë e tyre kanë qenë ish drejtor në Komunën e Prishtinës dhe punën e tyre e kemi parë. Mungesë serioze të përfaqësimit të ideve në publik. Kushdo që lexon programin qeverisës e kupton sa i thatë është. Është një qeveri e praktikantëve dhe jo qeveri e burrave dhe grave më të mira të vendit që duhet të udhëheqin guximshëm”, ka shtuar kryetari i LDK-së.

Ai ka thënë se LDK nuk do të sillet sikur Vetëvendosje në opozitë.

“LDK i ka bërë të qartë qëndrimin e saj qeverisës. LDK nuk merr pjesë në dialog, LDK i’u ka dorëzuar një dokument që mund të ju ndihmoj, sepse nuk po dini. Kjo qeveri është e papërgatitur për të marrë pjesë në dialog. Kemi qeveri që nuk ka pozicion politik rreth dialogut. Në takim me Kurtin i kam kërkuar të ketë pozicion politik të qartë sepse duhet t’iu prezantoj qytetarëve, shoqërisë civile dhe ekspertëve. Dokumenti që i kemi dorëzuar përmban disa parime rreth të cilave duhet të sillet Kosova, mos të diskutohet për Kosovën por të diskutohet me Kosovën si palë. Kosova të respektojë vendimin e GjND-së sa i përket statusit të saj. Të ketë konfirmim të plotë të qeverisë që çështjet e organizimit territorial nuk do të diskutohen ne dialog”, ka thënë Abdixhiku.

***

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur startin më të dobët që ka pasur vendi ndonjëherë nga ndonjë qeverisje. Sipas tij, Vetëvendosje po qeverisë me arrogancë e po merret me të kaluarën.

Në një debat publik në Lëvizjen FOL, Abdixhiku e ka quajtur të dobët punën e Qeverisë Kurti, teksa ka shtuar se programi qeverisës “është joserioz”.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja nuk do të imitojë opozitarizimin e VV-së.

“Kjo qeveri ka pasur startin më të dobët që ka pasur vendi ndonjëherë, në kuptim të mungesës së sjelljes, ka arrogancë por edhe marrjes me të kaluarën. Kemi një qeveri të dobët, kemi parë punën e disave që kanë qenë drejtorë në komunën e Prishtinës, nuk kanë pas rezultate. Program joserioz që nuk prodhon asgjë, përjashtim nuk përbën as politika e jashtme, duket qeveri e praktikantëve. Duhet rikuperim ekonomik pas pandemisë, në program nuk ka asnjë spital që do të ndërtohet katër vitet e ardhshme. Qeveri qe merret vetëm me të kaluarën”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka thënë se Qeveria s’ka pozicion për dialogun. Ka shtuar se kryeministrit Albin Kurti ia ka dorëzuar një dokument për parimet mbi të cilat duhet të sillet Kosova. Sipas Abdixhikut, Qeveria Kurti nuk po e di çfarë po bën në dialog.

“Baza negociuese të mos jete diskutimi për Kosovën. Kosova të respektojë statusin juridik të Gjykatës Ndërkombëtar të Drejtësisë. Karakteri unitar te mos rëndohet. Dokumentin nuk e kemi dorëzuar që te bëhemi pjesë e dialogut. LDK-ja nuk merr pjesë në dialog, kemi dorëzuar një dokument se nuk po dinë çfarë të bëjnë. Nuk janë temë akuzat e paraardhësve. Duhen negociata të thella dhe të vështira. Qeveria duhet të raportojë para dhe pas kthimit nga negociatat. Nuk po themi jo negociata, vetëvendosje - por shkoni mbrojeni Kosovën. Qeveri totalisht e papërgatitur në dialog, pretekst për t’iu shmangur dialogut. Nëse ky është qëllimi duhet ta thotë”, ka vazhduar Abdixhiku.

Abdixhiku: Nuk do ta imitojmë Vetëvendosjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se sjellja e kësaj partie si opozitë nuk do të ngjasojë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo deklaratë erdhi pasi kryeministri Albin Kurti tha se partitë që nuk janë në pushtet nuk po dinë të bëjnë opozitarizëm.

“Po provojmë të ndërtojmë modelin tonë opozitare. Nuk besoj që partitë në opozitë duhet të jenë reaksion i pushtetit sepse janë hap prapa. Besoj që duhet të ndërtojmë modelin tonë origjinal.

Po hapim një cikël të ri politik. Rruga jonë të ndërtohet rreth idesë tonë. Nuk do të shihni asnjëherë LDK-në që të imitoj Vetëvendosjen”, ka thënë Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat