Abdixhiku i kërkon kryeministrit ta shkarkojë ministrin i cili e ofendoi

Aktuale

Abdixhiku i kërkon kryeministrit ta shkarkojë ministrin i cili e ofendoi

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 12:07
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kërkoi nga kryeminstri Kurti që ta shkarkojë  Goran Rakiq, ministër nga radhët e komunitetit serb.

Kjo pasi ai një ditë më herët e quajti kryeministrin me fjalën hipokrit.

“Si është e mundur një ministër ta ofendoj kryeministrin e tij dhe të mos ketë reagim, nga sot ky relacion nuk mund të funksionoj,  rendi është që kryeministri ta shkarkoj ministrin e vet”, tha Abdixhiku.

Ai këto komente i bëri në debatin “Fol Hapur” ku është duke diskutuar me gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat