Në ciklin e vizitave të përfaqësuesve diplomatik, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais me të cilin ka biseduar për avancimin e bashkëpunimit bilateral në mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe synimit për anëtarësim në NATO.
Servais vlerësoi lart të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke shprehur angazhimin e tij në të ardhmen për të mbështetur në realizimin e objektivave të tij.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që të intensifikohen kontaktet në funksion të thellimit të bashkëpunimit bilateral në fushat e interesit të përbashkët në të mirë të paqes dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.