Kryekuvendari Konjufca priti në takim drejtoreshën e NDI-së, ambasadoren Soderberg

Aktuale

Kryekuvendari Konjufca priti në takim drejtoreshën e NDI-së, ambasadoren Soderberg

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 13:48
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim drejtoreshën e NDI-së (National Democratic Institute) për Kosovë, ambasadoren Nancy Soderberg.

Ambasadorja Soderberg, pasi e ka uruar kryekuvendarin Konjufca për detyrën, ka konfirmuar përkushtimin e NDI-së për bashkëpunim dhe vazhdim të projekteve me interes për vendin.

Kryekuvendari Konjufca vlerësoi kontributin e deritashëm të NDI-së në ndërtimin e institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës.

Dhe shprehu gatishmërinë  për intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat