Hoxhaj: Qeveria Kurti më anti-UÇK-ja, Gërvalla po e godet luftën tonë të drejtë

Aktuale

Hoxhaj: Qeveria Kurti më anti-UÇK-ja, Gërvalla po e godet luftën tonë të drejtë

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 15:33
Enver Hoxhaj

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka thënë se qeveri më anti-UÇK se Qeveria Kurti nuk ka pasur asnjëherë në Kosovë.

Ai i quajti skandaloze dhe të paprecedenta deklaratat e zëvendëskryeministres, njëherësh ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, duke thënë se po e godet luftën e UÇK-së.

Hoxhaj: Gërvalla në emër të qeverisë po e godet luftën tonë të drejtë

“Ajo çfarë po bën zonja Gërvalla, e cila në emër të Qeverisë së Kosovës e po godet luftën tonë të drejtë UÇK-në është̈ e paprecedent. Kur fol ministri u jashtëm fol qeveria. Nëse ky është qëndrimi i Qeverisë në raport me të kaluarën tonë historike, luftën tonë dhe mënyrën se si zonja Gërvalla po e godet UÇK, është temë serioze. E ka shkel çdo kufij të mundshëm partiak, presim nga zonja Gërvalla dhe qeveria e tij të distancohet nëse ka pikëpamje tjetër. Përndryshe asnjëherë̈ nuk ka pasur qeveri anti-UÇK se sa kjo qeveri në bazë të deklaratave”, tha ai.

Këtë koment Hoxhaj e bëri pas takimit me presidenten Vjosa Osmani për koordinimin rreth caktimit të datës për zgjedhjet lokale.

Ndërsa sot në Komisionin për Integrime Evropiane, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, tha se Qeveria Kurti është Qeveria më pro-UÇK që ka pasur vendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat