Nesër vazhdon seanca plenare e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Aktuale

Nesër vazhdon seanca plenare e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 16:26
Kuvendi i Kosovës

Drejtoria për media e Kuvendit njofton se nesër do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Seanca do të fillojë në ora 10:00, ndërkaq në rend të ditës do të jetë debati parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.  

Kuvendi do të mblidhet sërish në ora 15:00 ku në rend dite do të jetë edhe propozimi i një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Rendi i ditës:

1.     Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.     Pyetjet parlamentare,

3.     Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4.     Propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,

5.     Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

6.     Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19” (të premten më 4 qershor 2021).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat