Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ka folur për paralajmërimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës së reciprocitetit me Serbinë.
Në një intervistë për televizionin publik, Palmer tha se Kosova duhet të jetë e kujdesshme, të mos ndërmarrë veprime që mund të dëmtojnë apo pengojnë procesin e dialogut.
“Kosova duhet të mundësojë që procesi i dialogut të zhvillohet. Duhet të arrihet një marrëveshje me Beogradin që krijon mundësi për zhvillimin e perspektivës evropiane për dy vendet.
Rrugëtimi drejt Evropës dhe NATO-s shkon përmes dialogut, andaj ky duhet të jetë qëllimi i Kosovës”, ka thënë Palmer, pas pyetjes që iu bë për këtë paralajmërim të Qeverisë.