Doli kundër LDK-së, Isa Mustafës i vjen ‘goditja’ e fortë/ Kush e ngrehi zhag dhe e hodhi jashtë...?

Aktuale

Doli kundër LDK-së, Isa Mustafës i vjen ‘goditja’ e fortë/ Kush e ngrehi zhag dhe e hodhi jashtë...?

Nga: N.Sh Më: 2 qershor 2021 Në ora: 22:28
Isa Mustafa

Gjatë ditës së sotme, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa doli kundër partisë ku qëndroi mbi një dekadë në krye të saj.

Ai e ka kritikuar ashpër LDK-në e cila e bëri kandidat për kryetar të Prishtinës, arkitektin me famë botërore, Përparim Ramën.

Mustafa thotë se kandidati mbi të gjitha është i partisë dhe jo i bizneseve të caktuara apo i shoqërisë civile.

Me këtë rast, ai preferon që emra të njohur të cilët janë të lidhur ngushtë me partinë, të shqyrtoheshin me kohë në Kryesi për mandatar të LDK në Prishtinë.

E pas kësaj deklarate ka reaguar profesor dr. Binak Maxharraj.

Ai thotë se Isa Mustafën elektorati me 14 shkurt e ngrehi zhag dhe e hodhi jashtë LDK-së.

Sipas Maxharrajt, Mustafa nuk ishte kurrë LDK.

Ai shton se, Mustafa e rrëmbeu LDK-në dhe e bëri sharrë për PDK-në e SHIK-un.

Lexojeni reagimin e plotë:

KU PO I DHEMBË ISA MUSTAFËS?!

Isa Mustafa ish-lider i LDK paska fol jerm. Ndoshta hala nuk i ka dale kllapia qe nga 14 shkurti 2021 kur anëtarësia e LDK dhe vetë populli e ngrehi zhag dhe si cofëtinën e hodhi jashtë LDK. Por në të vërtetë ai kurrë nuk ka qenë LDK-ist.

LDK-në ai e rrëmbeu me dredhi duke e sharrë PDK dhe SHIK-un për te arrit sa me pare te ta për tu bërë vasal i Hashim Thaçit. Isa Mustafa sot paska gjuajt dru, rrëfata dhe gur mbi LDK e sidomos në kryetarin e sajë Lumir Abdixhiku sepse ky dhe Kryesia e LDK e paska propozuar për kryetar të Prishtinës arkitektin dhe menaxherin e njohur Përparim Rama, anipse nuk është anëtar i LDK por nëse zgjidhet për kryetar të Prishtinës ai duhet ti jepë llogari LDK e cila e ka dërguar atje. Këtu nuk ka asgjë të keqe,partia mund dhe ka te drejtë te propozoi ndonjë figure apartiake në ndonjë funksion,ne këtë rast në pozitën e të parit në Prishtinë. Por, nuk është primare politike,sidomos kjo politika e jonë kudo qe ka mbërri e ka bërë bërllok punën. Kryesore është menaxhimi i mire dhe i suksesshëm ne dobi te qytetarëve dhe jo vjedhja dhe hajnia siç veprojnë politikanët tanë në krye me Isa Mustafën.

Isa Mustafa, pra si politikan i dështuar i cili i solli Kosovës Asociacionin serb me kompetenca ekzekutive, sharroi edhe me keq për 11 vite në krye te LDK dhe gjashtë vite si kryetar me duar n’gjepa i Prishtinës, nuk solli asgjë te re as Prishtinës e as LDK për 11 vite sa ishte aty. Përkundrazi ai për te gjitha këto vite punojë kundër LDK dhe ne dobi të PDK me klanin e tij mafioz i cili LDK e qiti ne dy gjuaj duke quar deri ne buzë shkatërrimit ku ne zgjedhjet e fundit LDK u katandis keq duke i fituar vetëm 13% te votive.

Isa Mustafës paska mbetë hatri te Kryetari i ri e LDK se pse nuk e ka pyetur se kënd duhet me e propozuar për kryetar të Prishtinës,bile këtu i ka mbet hatri se pse Lumiri nuk e propozoi ndonjë servil nga klani i Isa Mustafës te cilët sipas tij do te ishte me mire sikur te propozohej bie fjala Arban Abrashi, Besnik Berisha, Vlora Dumoshi, Besnik Krasniqi, e ,etj. Pra, këtu po i dhembë Isa Mustafës sepse nga ana e Lumirit nuk u përfill loza e tij e lënë pas.

Po si ka fytyrë ky njeri debil të përzihet në punët e LDK kur doli i poshtëruar nga LDK aq shumë nga anëtarësia e LDK dhe populli i cili ia dha me ne fund shkelmin dhe e gjuajti ne humnerë. Fajin për këto gafe ia la kryetarit te ri Lumir Abdixhikut sepse qenka dësht ta pyes ate se kënd duhet propozuar për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Por, pikërisht është po ky Lumir Abdixhiku i cili në një fare mënyrë ia ruajti Mustafës fytyrën e pafytyrë Isa Mustafës, sepse nuk e katandisi, nuk e ngrehi zhag nga LDK për goditjen fatale qe ia dha LDK duke e gjuajtur buzë humnerës, por prapë e la si njëfarë gjyshi nderi I LDK, çfarë as së si nuk duhej ta bënte. Dhe ja tani, prapë ky haram, ky shkatërrues i LDK, ky anirugovist po gjuan shkelma pa fije turpi duke tentuar te përzihet në punët e LDK.

Këtë kryetari i ri I LDK Lumir Abdixhiku duhet ta marr me seriozitet duke i bërë me dije se ai duhet ti mbanë larg duart nga LDK,sepse nuk ka të drejtë morale qe te përzihet në punët e LDK pas qitjes ne dy gjunjë LDK, e cila dikur ishte krenaria e popullit, krenaria e Ibrahim Rugovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat