Shahini: Arben Vitia, favoriti kryesor për ta fituar Prishtinën

Aktuale

Shahini: Arben Vitia, favoriti kryesor për ta fituar Prishtinën

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 22:40
Dren Shahini

Aktivisti Dren Shahini, po vlerëson se ministri aktual i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, i cili vie nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, do të dilte fitues, nëse do t’i rrekej garës për Kryetar të Prishtinës.

Megjithatë Shahini në Rubikon, u shpreh se në sy të votuesve të Vetëvendosjes, Arben Vitia shihet si viktimë e kryetarit aktual Shpend Ahmeti.

”Gara për Prishtinën fillon gjithmonë pesë-gjashtë muaj para ditës kur mbahen zgjedhjet”.

”Dhe në nivelin lokal nuk e kemi aq seriozisht prej partive politike vëmendjen, e cila duhet të jetë e vazhdueshme sapo të mbarojnë zgjedhjet, të fillohet edhe të dihet saktësisht kush është opozita e fituesit”.

”Partitë politike kryesisht në Prishtinë thuajse vetëm vitin e fundit, fillojnë me konferenca për problemet e qytetit, fillojnë të merren aty këtu me ndonjë problem madhor, edhe atë që ngritet në media, por nuk bashkëjetojnë me problemet e qytetarëve të përditshëm”.

”Kështu e kemi këtë amulli, dhe këtë dilemë se kujt t’i besojmë në zgjedhjet e radhës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat