Valon Murtezaj, profesor në Paris dhe anëtar Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së në emisionin “Context” ka thënë se nga qeveria po dëgjojmë fjali të këndëshme, por të pa implementuara.
Murtezaj ka theksuar se gjithmone ka qene qëndrimi se Kosova nuk do të pranojë një asociacion monoetnik.
“Gjithmone ka qene qëndrimi se Kosova nuk do të pranojë një asociacion monoetnik dhe gjithmonë është konsideruar si zgjidhje jashtë kornizave evropiane“, tha ai.
Murtezaj po ashtu ka theksuar se qeveria tashmë ka numrat e nevojshëm që të parandalojë të gjitha ato gjëra që i sheh si të pafavorshme
“Nëse dëshiron t’i parandalosh disa gjera që i konsideron të pafavorshme, momenti është tani sepse qeveria ka numrat e nevojshëm.
Kapacitetet brenda insticionale me përforcimet e reja ne qeverisje duhet të gjenerojnë propozimet, paketat e negocimit të cilat do t’i shpalosin në bisedimet në Bruksel“, tha ai.
Murtezaj po ashtu tha se po dëgjojmë fjali të këndëshme po të pa implementueshme dhe nuk ka nevojë që Kosova t’i dëgjojë më sepse po flasim për një qeveri 50 plus.