Në debatin e sotëm parlamentar për arsimin është kërkuar nga deputetët që të lejohet organizimi i mbramjeve të maturës dhe ekskurizioneve.
Por, ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, ka thënë se nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga Asociacioni i Komunave për mbajtjen e maturave.
Ajo tha se vendimi i qeverisë e ndalon, derisa tha se ky vendim është marrë për mirëqenien e nxënësve.
“Provimi i maturës do të mbahet vetëm për një ditë dhe vendimet e mija nuk do të jenë të pa bazuara nuk kam pranuar asnjë kërkesë nga Asociacioni i Komunave, vendimi i qeverisë ndalon ekskursionet dhe maturën dhe kjo për ruajtjen e shëndetit të nxënësve”.
Kuvendi i Kosovës po mban debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë Covid-19.