Gashi i LDK-së: S’kanë çka lypin, partitë tjera veç shpenzohen për zgjedhjet në Prishtinë

Aktuale

Gashi i LDK-së: S’kanë çka lypin, partitë tjera veç shpenzohen për zgjedhjet në Prishtinë

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 18:07
Shefki Gashi

Këshilltari i Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e LDK-së dhe ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Shefki Gashi, ka folur për garën e të parit të kryeqytetit.

Ai ka thënë se partitë tjera përveç LDK’së do të shpenzohen kot për zgjedhjet e të parit të kryeqytetit.

Ai ka kritikuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje e kreun e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Ai ka thënë se nga ky subjekt kanë punësuar persona me e pa përvojë.

“Veq kot hargjiten. Prishtina ka me fol këtë herë. Vetëvendosje e ka hëngër njëherë e kanë pa. Kanë fut me përvoja e pa përvoja në punë”, ka thënë ai.

Ndërsa, ai ka kritikuar edhe AAK’në e PDK’në, duke thënë se janë larg fitores në Prishtinë.

“Komuna duhet të ketë njeri të nivelit profesional. Dauti s’ka çka lyp. Ndërsa Uran Ismailin unë e kam pasur koleg, është intelektual, por i painteresuar për zhvillimet në komunë”, ka shtuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat