U kërkua që të sillet me dhunë në seancë gjyqësore, reagon deputetja e VV-së

Aktuale

U kërkua që të sillet me dhunë në seancë gjyqësore, reagon deputetja e VV-së

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 19:39
Jetmire Vrenezi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi, ka reaguar pas raportimeve se si pasojë e mungesës së saj, ka dështuar sërish të mbahet seanca gjyqësore për rastin ku ajo akuzohet për korrupsion.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vrenezi ka thënë se duke qenë e vetëdijshme për detyrat e saj dhe përgjegjësitë karshi ligjit, ajo thotë se asnjëherë s’ka ikur nga drejtësia.

Vrenezi po ashtu i është përgjigjur kryetarit të Institutit Kosovar të Drejtësisë, Ehat Miftaraj, i cili i bëri thirrje gjykatësit që ta sjellë me dhunë në seancë.

Ky është postimi i saj i plotë i Vrenezit:

Ka kohë që një pjesë e medies lidhur me rastin tim me tituj po mundohen të keq-informojnë opinionin me të pavërteta “Deputetja e LVV-së në Kuvend, dështon të mbahet seanca ku ajo akuzohet për korrupsion“.

Krahas saj, sot me keqardhje lexoj edhe reagimet e zyrtarëve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të cilët në prezantimin e tyre thirren në vizionin për “… konsolidimin e shoqërisë me vlera demokratike, e cila respekton dhe promovon parimet e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë”.

Nuk dijë çka mund të jetë qeverisja e mirë jashtë asaj që kam zbatuar gjatë detyrës sime si inspektore në Komunën e Prizrenit. Ku kemi qenë në detyrë për të jetësuar planin rregullues në atë zonë, një përkushtim i tillë a nuk është tregues i përkushtimit për jetësimin e ligjeve?!

Nuk dëshiroj të përgjithësoj e as të personalizojnë çështjen, por dje në rrethanat e trashëguara nga ish-qeverisja, puna ime dhe e kolegëve të mi ishte jo aq e lehtë dhe në presionin e sistemit të drejtësisë dhe të harruar nga protagonistët që thirren në promovimin e parimeve të sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë.

Me 1 qershor 2021 nëpërmjet avokatit tim kam njoftuar Gjykatën Themelore në Prizren, se si Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës me 31.05.2021 kemi pranuar ftesë për seancën plenare.

Andaj, duke qenë e vetdishme për detyrat e mia dhe përgjegjësit karshi ligjit, asnjëherë nuk kam ikur nga Drejtësia.

Ndërsa puna ime në atë kohë mua vetëm me jep kurajo edhe në vazhdimin e kontributit tim për të mirën e përgjithshme.

Zërat të tilla po mundohen të krijojnë pakënaqësi, por puna jonë ka për qëllim mirëqenën e shoqërisë dhe zhvillimin e vendit.

Ju flisni, e ne do të vazhdojmë të punojmë!

Për mosmirënjohjen tuaj, ndaj punës sonë!

S’kam tjetër gjë që të shtoj, përveçse po ju ftoj që të ballafaqoheni me ndërgjegjen tuaj!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat