Hoti sqarohet për statusin e Zyrës për kategoritë e dala nga lufta

Aktuale

Hoti sqarohet për statusin e Zyrës për kategoritë e dala nga lufta

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 19:43
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Republikës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj Qeverisë së Republikës, lidhur me Zyrën për kategoritë e Dala nga Lufta.

Sipas tij, gjate qeverisjes “Hoti” nuk ka munguar mbështetja e nevojshme për këtë kategori.

Postimi i plotë i Hotit:

Sqarim:

“Zyrës për kategoritë e dala nga lufta” në kuadër të Zyrës së Kryeministrit i është ruajtur statusi i veçantë në kuadër të “Rregullores për Zyrën e Kryeministrit” të miratuar nga Qeveria paraprake, ashtu siç ka qenë që nga themelimi i kësaj zyreje. Çdo deklarim tjetër nuk është i vërtetë.

Për më tepër, gjatë qeverisjes tonë nuk ka munguar edhe mbështetja e nevojshme për këtë kategori të shoqërisë tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat