Deputetja nga radhët e Listës “Guxo”, të presidentes Vjosa Osmani, Jeta Statovci, ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, inicimin e kërkesës për hulumtimin e kriptovalutave.
Ajo ka thënë se kjo industri e re, që po rritet ndjeshëm edhe në vendin tonë, aktualisht është e patrajtuar dhe e parregulluar me ligj.
E pikërisht për këtë dhe shumë të tjera që lidhen me këto kriptovaluta, ajo ka treguar se sot nga Komisioni për Ekonomi është përfshirë në planin e punës Projektligji për Kryptovaluta.
Industria e re e krypto valutave, e cila ka filluar të rrisë ndjeshëm pjesëmarrjen në treg, aktualisht është e patrajtuar dhe e parregulluar me ligj, e rrjedhimisht pa mbikëqyrje institucioneve përkatëse.
“Komisioni për Ekonomi, ka përfshirë në planin e punës së tij, Projektligjin për Kryptovaluta. Mirëpo për të kuptuar më shumë rreth zhvillimeve te deritanishme, sot u iniciua kërkesa për hulumtim legjislativ se si është e rregulluar kjo çështje në vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Evropian të cilët kanë avancuar me rregullim legjislativ të kësaj fushë”, ka theksuar ajo.
Postimi i plotë:
Industria e re e krypto valutave, e cila ka fillur të rrisë ndjeshëm pjesëmarrjen në treg, aktualisht është e patrajtuar dhe e parregulluar me ligj, e rrjedhimisht pa mbikqyrje institucioneve përkatëse.
Nevoja për vëmendje ndaj këtij sektori është rritur ende më shumë edhe nga informatat shqetësuese në raport me konsumin e energjisë elektrike veçanërisht nga keqpërdorimet me energjinë nga grupe të ndryshme ndëretnike që veprojnë në komunat e veriut të Republikës së Kosovës.
Andaj, Komisioni për Ekonomi, ka përfshirë në planin e punës së tij, Projektligjin për Kryptovaluta. Mirëpo për të kuptuar më shumë rreth zhvillimeve te deritanishme, sot u inicua kërkesa për hulumtim legjislativ se si është e rregulluar kjo çështje në vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Evropian të cilët kanë avancuar me rregullim legjislativ të kësaj fushë.