Qeriqi: Kam pasur ofertë nga PDK- ja për t'iu bashkuar kësaj partie, por e kam refuzuar

Aktuale

Qeriqi: Kam pasur ofertë nga PDK- ja për t'iu bashkuar kësaj partie, por e kam refuzuar

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 20:29
Xhevdet Qeriqi

Kryetari i këshillit për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve Xhevdet Qeriqi ka thënë si ai kishte garuar si deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje vetëm pas insistimit të Kryeministri Albin Kurti dhe shokëve të luftës.

Por tash një kohë Qeriqi nuk është pjesë e politikës por edhe përkundër kësaj ai ka bërë të ditur se ka pasur oferta nga parëtit që të ju bashkohet atyre.

Ai në emisioni “Direkt” ka bërë të ditur se një ofert të tillë ja ka bërë në zgjidhjet e fundit Partia Demokratike e Kosovës, por sipas tij ai nuk e kishte pranuar pasi që dëshironte të punoj në profesionin tij.

“Kam pasur ofertë nga PDK-ja mirëpo e ka refuzuar do të thotë jam kthyer në Shoqatën e Invalidëve të luftës. Nuk ka dashur, nuk është që e ka refuzuar mirëpo nuk kam dashur t’i rikthehem politikës kam dashur të qëndroj atu në profesionin tim dhe kjo ka qenë arsya pse nuk kam dashur të jem atu,”– është shprehur Qeriqi./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat