Gazetari dhe publicisti nga Maqedonia, Emin Azemi thotë se vetëm një politikë të cilën e quan ‘budallicë’ mundet me humb atë që e fitoi në paqe.
Sipas tij, Serbia ka kapitullua në Kumanovë.
Ai përmes një postimi në Facebook shkruan se, edhe në Rambuje i dha sinjal NATO-s për të bombarduar Serbinë nga qielli dhe ta përzë për toke nga Kosova.
“Veriu mbi Urën e Ibrit, toka e uzurpuar përreth Manastireve serbe, kufiri i kontestuar me Malin e Zi, do të mbeten gurët më të rëndë të ndërgjegjes së disa palaçove të paqes që dikur ishin heronj të luftës!”, shkruan Azemi, përcjell gazeta “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Vetëm një politikë budallicë mundet me humbë atë që fitoi në paqe.
Serbia kapitulloi në Kumanovë.
Në Rambuje i dha 'sinjal' NATO-s ta bombardojë nga qielli dhe ta përzë për toke prej Kosove.
Serbia humbi në luftë, por me ndihmën e politikës budallicë të Kosovës (pas vendimit pozitiv të GJND-së) u bë hisedare e pjesëve të caktuara të Kosovës, duke i shpallur 'asete' të saja 'kulturore'.
Veriu mbi Urën e Ibrit, toka e uzurpuar përreth Manastireve serbe, kufiri i kontestuar me Malin e Zi, do të mbeten gurët më të rëndë të ndërgjegjes së disa palaçove të paqes që dikur ishin heronj të luftës!
Pas 2009 -ës dikush e tradhtoi (rinegocoi statusin e Kosovës) shumë keq Kosovën në kuadër të projektit Ahtisari Plus, ose në kuadër të Memorandumit 2 të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë!
Çka ta bëni i joti, s'ta bën i huaji!!!