Kandidati për kryetar të Prishtinës në radhët e AAK-së, Daut Haradinaj është shprehur i gatshëm që ta udhëheq Prishtinën.
Ai thotë se nuk është prej atyre që bënë oferta imagjinare.
“Nuk njihem prej atyre që bëj oferta imagjinare. Oferta ime është shume reale”.
“ Atë që duhet ta bëj një kryetar komune e bëj. Nuk ka nevojë me prit një vit për një punë që kryhet për një ditë”, tha Haradinaj.