Dialogu, Vuçiç “zbut” tonet pas takimet me Palmer dhe Lajçak

Aktuale

Dialogu, Vuçiç “zbut” tonet pas takimet me Palmer dhe Lajçak

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 22:37
Pamje nga takimi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ka cilësuar si pozitiv takimin me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

Pas përfundimit të takimit, Vuçiç shkroi në një postim në Facebook se beson në arritjen e një kompromisi mes dy vendeve.

“Bisedë e mirë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështjet tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me përfaqësuesin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Së shpejti vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe besoj në një mundësi për arritje të një zgjidhjeje kompromisi”, ka shkruar Vuçiç në rrjetet sociale.

Të hënën, Lajçak dhe Palmer ishin në Kosovë, ku u takuan me krerët e institucioneve. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat