Që nga fillimi i pandemisë Kosova ka hasur në probleme me sigurimin e vaksinave për të luftuar atë. Derisa rastet ishin në numër të madh e viktimat me dhjetëra çdo ditë, sigurimi i vaksinave nuk shihej askund. Pas një viti pandemi, Kosovës filluan t’i jepeshin donacione pas mosgatishmërisë nga qeveritë për të siguruar ato.
Nga aleanca COVAX u dhanë donacione të njëpasnjëshme, të cilat ishin vetëm fillimi i ndihmës për vendin tonë ta luftonte pandeminë.
Sot u raportua se SHBA’të gjithashtu do japin falas vaksina për Kosovën, dhe vendet e tjera që nuk arrijnë të sigurojnë ato.
E këtij lajmi iu gëzua kryeministri Kurti. Ai përmes një postimi në Twitter tha gjithashtu se kjo tregon ‘’bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kanë dy vendet.’’
“Shumë mirë të dëgjosh që Kosova do të marrë më shumë vaksina nga SHBA-të, një dëshmi e miqësisë sonë të mirëfilltë dhe marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen dhe solidaritetin!”, ka shkruar Kurti në Twitter.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/03/auto_aa1622753968.jpg)
Adiministrata e presidentit Joe Biden, ka bërë të ditur se do të dhurojnë 80 milionë vaksina për shtete të ndryshme të botës deri në fund të qershorit, ku një ndër këto vende përfituese është edhe Kosova.