Lajçak tregon se pati diskutim të thellë me Vuçiqin për çështjen e dialogut

Aktuale

Lajçak tregon se pati diskutim të thellë me Vuçiqin për çështjen e dialogut

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 00:48
Miroslav Lajçak dhe Aleksandar Vuçiq

I dërguari special i BE-së, për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron për vizitë disaditore në Serbi.

Ai në Beograd ka takuar edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Ai ka bërë të ditur se ka pasur një diskutim të thellë për çështjen e negociatave Kosovë-Serbi, por dhe më gjerë me Vuçiqin.

”Në diskutim të thellë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në lidhje me takimin e ardhshëm të dialogut dhe më gjerë”, shkruan ai në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat